Filipe Luis: Nuk isha dështim te Chelsea

Sporti

Filipe Luis: Nuk isha dështim te Chelsea

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 07:14

Filipe Luis thotë se qëndrimi i tij te Chelsea nuk duhet të konsiderohet si i dështuar.

Braziliani u transferua në Stamford Bridge para një viti nga Atletico Madridi, mirëpo regjistroi vetëm 26 paraqitje në të gjitha garat nën Jose Mourinhon.

Këtë afat kalimtar, ai është kthyer në Vicente Calderon, por nuk pendohet pse vendosi të shkonte te Blutë në verën e kaluar.

“Jam i lumtur që jam kthyer pas një viti. Ishte një përvojë e këndshme te Chelsea dhe e fitova Ligën Premier”.

“Shumëkush mendon se shkoi keq, por për mua ishte e kundërta. Ishte një sezon i shkëlqyer, mësova shumë, luajta ndeshje në një ligë të ndryshme”, ka thënë Luis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat