Tifozët e Romës e presin në aeroport Salahun (Video)

Sporti

Tifozët e Romës e presin në aeroport Salahun (Video)

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 22:25

Mohamed Salah ka arritur në Romë për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.
Mesfushori egjiptian kishte arritur në Aeroportin Fiumicino këtë mbrëmje (e mërkurë), ku është pritur nga 200 tifozë të Giallorossëve.

Ai ishte rrethuar nga sigurimi, ndërsa ultrasit e Romës ia kishin vënë shallin e klubit dhe kanë kënduar këngën e njohur: “Kemi ardhur deri këtu ta shohim Salahun duke shënuar”.

Së bashku me lojtarin ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i tij, Ramy Abbas.

Salah pritet të nënshkruajë për Romën pas testeve mjekësore, përkundër se Fiorentina ka thënë se do ta bllokojë transferimin nga Chelsea.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat