Allegri, probleme me Moratan (Video)

Sporti

Allegri, probleme me Moratan (Video)

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 21:41

Juventusit i ka dalë telashe me Alvaro Moratan, i cili nuk reagoi si duhej pas zëvendësimit nga Massimiliano Allegri, ndërsa veprimi i tij nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit.
Sulmuesi spanjoll u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë të miqësores ndaj Lechia Gdansk, mirëpo luajti vetëm 26 minuta para se të zëvendësohej sërish.

Kjo nuk i pëlqeu lojtarit, i cili u nis drejt tunelit, ndërkohë që loja po vazhdonte.

“Nuk ishte dita e Moratas dhe nuk më pëlqeu qëndrimi i tij. Pavarësisht gabimeve teknike, ajo që nuk shkoi mirë sot ishte qëndrimi”.

“Kur diçka nuk shkonte mirë për të, ai thjesht ndalej. Prandaj kërkova që ta lëshonte fushën. Ai më bëri nervoz në fushë”, ka deklaruar Allegri.

Ndryshe, Juve e fitoi me rezultat 2-1 takimin, ndërsa golat dhe rastet mund t’i shikoni në videon e mëposhtme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat