Tronditet Juventusi!

Sporti

Tronditet Juventusi!

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 20:07

Skuadra e Juventusit ka marrë një goditje të madhe në prag të ndeshjes finale kundër Lazios, pasi është lënduar edhe Giorgio Chiellini pas lëndimit të më hershëm të Barzaglit.

Chiellini u detyrua që të lëshojë fushën e lojës qysh në minutën e tetë në miqësoren kundër Lechia Gdanks. Juventusi e fitoi këtë takim me rezultat prej 2-1.

Besohet se ai do të jetë jashtë fushave për 20 ditë dhe do ta humbë ndeshjen e super kupës së Italisë, kundër Lazios që do të luhet me 8 gusht në Shanghai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat