Latifi: Do të bëjmë historinë me Skënderbeun në Europë

Sporti

Latifi: Do të bëjmë historinë me Skënderbeun në Europë

Nga: Kemajl Goca Më: 29 korrik 2015 Në ora: 19:23

Kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu nga Korça, me një këmbë është në play-off-in e Champions League. Të martën mbrëma arritën një fitore të bujshme si mysafir me rezultat 2:0 kundër ekipit nga Moldavia, Milsami. Hamdi Salihi, me dy golat e tij ishte kreatorë i fitores së madhe dhe që i krijon ekipit të tij një kapital të madh për takimin e kthimit që do të zhvillohet me 5 gusht (20.45) në stadiumin “Arena Elbasan”.

Të gjithë futbollistët dhanë maksimumin për këtë fitore të madhe dhe që duhet veçuar edhe futbollistin nga Kosova, Liridon Latifi, i cili asistoi në golin e parë që e realizoi sulmuesi Salihi. Skënderbeu është shumë afër historisë, që të kualifikohet në fazën e grupeve të Champions League. Latifi ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot” tregon se ku ishte çelësi i kësaj fitore dhe a mbeten të habitur tifozët vendas nga fuqia e Skënderbeut.

“Bota sot”: Të gjithë kishin një frikë se Milsami është një ekip shumë e fortë kur eliminoi Ludogoretsin nga Bullgaria. A ia kishit besën Skënderbeut se do ta fitojë sfidën e parë në udhëtim?

Liridon Latifi: Është e vërtet që Milsami po konsiderohet si një ekip shumë e mirë, gjithashtu edhe ne e kemi vlerësuar shumë, pasi kanë një ekip të mirë ata. Ne kemi qenë shumë të motivuar për këtë ndeshje dhe kemi qenë të sigurt që nga ky takim do të dalim me rezultat pozitiv. Të them të drejtën, nuk kemi menduar që ndeshjen do ta fitojmë me rezultat 0:2, por treguam cilësi të lartë në fushë.

“Bota sot”: Asistuat në golin e parë, kur shënoi Hamdi Salihi, kjo ia lehtësoi edhe me shumë frymëmarrjen ekipit?
Liridon Latifi:
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat