Basha, një talent i madh, debutoi me gol te Prishtina

Sporti

Basha, një talent i madh, debutoi me gol te Prishtina

Nga: Kemajl Goca Më: 29 korrik 2015 Në ora: 19:08

Kosova ka shumë futbollistët të talentuar dhe që po dalin në sipërfaqe, për të cilët do të dëgjohet shumë në të ardhmen. Ardi Basha, një talent i madh, që nuk ka më shumë se 18 vjet, është përfshirë në ekipin e seniorëve të Prishtinës dhe punon me fanatizëm të pashoq që të fitojë besimin e kryetrajnerit Ramiz Krasniqi. Flokë ngjyrë kafe, luan në pozitën e mesfushorit dhe ka një teknikë të përsosur.

Është inteligjent, ka shpejtësi e saktësi të topit. Ai qysh në ndeshjen e parë miqësore debutoi me gol në fitoren e Prishtinës me rezultat 3:1 kundër 2 Korrikut nga Prishtina. Basha është i lumtur për golin, por që e nxit që të punojë edhe më shumë në rritjen e formës. Ai është sikur në qiellin e shtatë me golin që realizoi, por edhe që është në petkun e klubit më të madh në vend. Synimi i tij është që të përsoset më shumë dhe të jetë sa më i gatshëm për çdo ndeshje kur t’i jepet rasti.

Basha është paraqitur titullar dhe ka dhënë maksimumin. Ai tha se të luash për Prishtinën vërtetë është kënaqësi. “Mund te them se nuk kam emocione, por ndihem shumë mirë në mesin e ekipit. Konkurrenca nuk mungon, është shumë e fortë dhe më bën mua edhe më të fortë që të përparojë në shumë aspekte.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat