Limani largohet nga Kastrioti, shkon në Dritë!

Sporti

Limani largohet nga Kastrioti, shkon në Dritë!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 korrik 2015 Në ora: 18:48

Hendbollisti Shqipërim Limani është larguar nga Kastrioti i Ferizajt dhe ka firmosur me klubin e Dritës nga Gjilani. Ai ka nënshkruar kontratë për gjysmë sezoni dhe synon të jap maksimumin në klubin e ri. “E falënderoj klubin e Kastriotit, kryesinë, gjithë trajnerët që kanë punuar me mua, tifozerinë e këtij qytetit ‘Ultras Ujqit’, të cilët gjithmonë e kanë mbështetur klubin dhe veçanërisht Florian Imerin, i cili me ka përkrahur dhe ka qëndruar afër meje gjithmonë. Ish klubit tim i dëshiroj suksese dhe tani me pret një sfidë e re. ‘Ujqit’ gjithmonë do të janë në zemrën time”, tha Limani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat