E kujt është kjo fushë e futbollit?

Sporti

E kujt është kjo fushë e futbollit?

Nga: Kemajl Goca Më: 29 korrik 2015 Në ora: 16:12

Skuadra e Feronikelit nga Drenasi duket se e ka gati fushën e futbollit për edicionin e ri në elitë. Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës, tani do t’i zhvillojë ndeshjet në konak të vetin dhe jo si në edicionin e kaluar si mysafir. Ish-kryetari i klubit të Feronikelit në vitet 1991-98, Avdi Krasniqi, ka edhe vërejtje për barin si duket në fushë. “Nga shikimi i barit në foto të stadiumit ‘Rexhep Rexhepi’ dyshohet në bari të kualitetit të dobët, prandaj kjo është brengosje për ne sidomos kryesinë e KF Ferronikelit.

Kryesi i punëve si duket nuk ka kryer punën me kualitet, prandaj sipas mendimit tim nuk mund të pranohet teknikisht derisa komisioni për pranim jep garanci se të paktën bari është i kualitetit të lartë sipas marrëveshjes. Nuk janë bindëse fjalët e kryesit të punëve se bari do të përmirësohet kur dihet se uji ka mjaft e bari duket sikur i djegur nga thatësia. Vetëm një sugjerim se bari mbillet njëherë, ai nuk mbillet për ditë”, shkruan Krasniqi në facebookun e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat