Më të mirët e beachvolleyt!

Sporti

Më të mirët e beachvolleyt!

Nga: Më: 29 korrik 2015 Në ora: 15:55

Gara e beachvolleyt (volejbolli në rërë) gjithnjë e më shumë po fiton zemrat e shikuesve në Kosovë. Një sport atraktiv dhe që joshë edhe sa më shumë shikues. Këtë herë është mbajtur në qytetin e Ferizajt dhe pikërisht para ndërtesës së Kuvendit Komunal, që ishte e veçantë edhe për qytetarët e rastit që kalonin atypari. “Në platon e sheshit "Adem Jashari" të Qytetit te Ferizajt, para Kuvendit Komunal u mbajt turneu i hapur në Beachvolley "Ferizaj 2015”. Turneu ishte i hapur për të gjithë dhe i organizuar nga Kuvendi Komunal Ferizaj, dhe KV”Kastrioti” në bashkëpunim me FVK-në për të dy konkurrencat: seniore, meshkuj (14 ekipe) – femra (10 ekipe). Ky turne ishte edhe i karakterit ndërkombëtar, për shkak se morën pjesë edhe garues nga Shqipëria e Maqedonia.

Rezultatet - meshkujt
1.Faton Mustafa / Armend.Berisha
2.Valon Nikçi / Skwnder Lajçi
3.Blagoj Ginov / Borjan Danchev (Maqedoni)

Femrat
1.Vildane Jashari /Nazmije Ibrahimi
2.Ajtene Mustafa / Valmira Ramadani
3.Adelajda Prenga / Ergysa Blloku (Shqipëri)
Për 3 vendet e para u ndan shperblimet me medalje e kupa dhe mjete financiare .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat