La Zvicrën për Shqipërinë, Xhimshiti: Si më bindi De Biasi me sms në shqip

Sporti

La Zvicrën për Shqipërinë, Xhimshiti: Si më bindi De Biasi me sms në shqip

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 15:29

Lojtari më i ri i kombëtares kuqezi Berat Xhimshiti ka rrëfyer për gazetën “Sport Ekspres” se si e bindi De Biasi për të zgjedhur Shqipërinë në vend të Zvicrës.

“Me De Biasin dhe ndihmësin e tij Tramezzani kam qenë në kontakt të vazhdueshëm për afro gjashtë muaj apo një vit. Po e zbuloj një gjë shumë interesante rreht komunikimit me De Biasin, që kur më shkruante mesazhe më shkruante disa fjalë shqip. Kjo më ka lënë shumë përshtypje te trajneri dhe korrektësia e tij”, tha Xhimshiti.

Lidhur me pozicionin ai tha se do të luajë ku të dojë De Biasi.

“Unë kam zgjedhur për të luajtur dhe këtë e vendos trajneri. Për mua mjafton të jem në fushë dhe do ta jap 100% nga vetja ime vetëm e vetëm për t’i ndihmuar Kombëtares së Shqipërisë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat