Shqipëri-Serbi, në “Elbasan Arena”. UEFA: “Loro Boriçi” s’është testuar

Sporti

Shqipëri-Serbi, në “Elbasan Arena”. UEFA: “Loro Boriçi” s’është testuar

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 14:49

Ndeshja Shqipëri-Serbi , vlefshme për Kampionatin Europian “Franë 2016” , do të zhvillohet në stadiumi “Elbasan Arena”. Vendimi është marrë nga FSHA, pasi UEFA kërkon siguri të plotë dhe gjykon se ky takim nuk mund të zhvillohet në një stadium, ku luhet për herë të parë. Stadiumi “Elbasan Arena”, ka dhënë prova të suksesshme në aspektin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së përgjithshme të ndeshjeve. Sipas UEFA-s, stadium i ri duhet testuar fillimisht në një miqësore të nivelit të lartë dhe pastaj mund të vazhdojë normalisht ndeshjet zyrtare ndërkombëtare.

Federata Shqiptare e Futbollit e mirëkupton shqetësimin legjitim të UEFA-s, duke pasur parasysh specifikën e këtij takimi dhe shkallën e lartë emocionale të krijuar rreth saj për shkaqe që dihen. Për këtë arsye, ajo vendosi që takimin Shqipëri – Serbi, ta organizojë në “Elbasan Arena”. Ndërkohë në muajin nëntor, FSHF, do të sigurojë një miqësore të nivelit të lartë në Shkodër. Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur punën me agjencitë ligjzbatuese për të siguruar plotësisht, ecurinë normale të kësaj ndeshjeje.

Shqipëria dhe Serbia do të përballen më 8 tetor në ndeshjen e vlefshme për grupin I të kualifikueseve të Europianit “Francë 2016″. Me trepikëshin e marrë nga CAS-i, Shqipëria aktualisht mban vendin e dytë në grup, me 10 pikë, po aq sa Danimarka, me të cilën do të ndeshemi në shtator, ndërkohë që Serbia ndodhet në kuotën e minus 2 pikëve, pa asnjë shpresë për kualifikim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat