Berisha në një ekip të Armenisë

Sporti

Berisha në një ekip të Armenisë

Nga: K.G. Më: 29 korrik 2015 Në ora: 14:27

Për Drilon Berishën do të jetë një aventurë e re në futbollin armenë. Ai ka firmosur dy vjet për ekipin Ulisses dhe që pret të tregojë vlerat e tija. Berisha ka luajtur deri më tash për ekipet, si: 2 Korriku i Prishtinës, Hysi, Hajvalia dhe Prishtina. Synimet e tija janë që të arrijë sa më shumë me klubin e ri dhe të avancojë edhe tepër në karrierë. Futbollisti nuk do ta ketë lehtë, sepse do të jetë në një kampionat që pak është i njohur për ne, por me kualitetet që ka Berisha, pritet të jetë një titullar i pakontestuar në mjedisin e ri. Ai është i kënaqur që do të jetë në një klub si Ulisses dhe beson e shpreson se do të arrijnë objektivat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat