Notarët, të përgatitur për Kampionatin Botëror

Sporti

Notarët, të përgatitur për Kampionatin Botëror

Nga: K.Goca Më: 29 korrik 2015 Në ora: 14:21

Emocionet janë të pashmangshme për notaret e notarët e kombëtares së Kosovës, sepse është hera e parë që do të marrin pjesë në garën e nivelit më të lartë, në Kampionatin Botëror, që mbahet në Kazan të Rusisë. “Nesër në mëngjes do të udhëtojmë për në Kazan të Rusisë në Kampionatin Botëror të Notit. Kosova përfaqësohet nga katër notarë, si: Lum Zhaveli, Meriton Veliju, Rita Zeqiri, Flaka Pruthi, si dhe përzgjedhësi Enver Hajredini dhe trajneri Adrian Telaku. Presim paraqitje të mirë të sportistëve dhe përmirësim të rekordeve personale, çka do të ishte sukses i madh për notin dhe zhvillimet e rezultateve të këtij sporti”, thuhet nga Federata e Notit e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat