Zgjidhet çështja Ramos, në radhë De Gea

Sporti

Zgjidhet çështja Ramos, në radhë De Gea

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 14:13

David de Gea i ka ditët e numëruara te Manchester Unitedi.

Portieri spanjoll ka kohë që po kërkohet nga, Real Madridi dhe duket se kjo pritje e gjatë tashmë po përfundon.

E përditshmja madrilene, Marca, së fundmi ka raportuar se Florentino Perez dhe Jose Angel Sanchez janë duke u munduar në maksimum që këtë verë me sjell në Santiago Bernabeu De Gean.

Unitedi këmbëngulte që në marrëveshje me hy kartoni i Sergio Ramosit por kapiteni i madrilenëve ka vendos që të qëndroi në Madrid.

Djajtë e Kuq e kanë tashmë të qartë se është e pamundur që të mbajnë De Gean kundër vullnetit të tij.

Unitedi tashmë e ka transferuar një portier, ai është argjentinasi Sergio Romero derisa po donë me sjell në ‘Old Trafford’ edhe portierin holandez të Ajaxit, Cillissen Jasper.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat