Vazhdojnë manifestimet e mërgatës me turne në ‘’Beach Volley” për meshkuj

Sporti

Vazhdojnë manifestimet e mërgatës me turne në ‘’Beach Volley” për meshkuj

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 12:07

Duke improvizur një plazhë në qendër të qytetit, Komuna e Suharekës për hir të bashkëatdhetarëve ka filluar sot turnirin në ‘’Beach Volley’’ apo thënë ndryshe ‘’Volejboll i plazhit’’ për meshkuj.

Këtë turnir e hapi kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, me ç’rast ai tha se mërgimtarët kanë nevojë për të parë diçka të tillë, dhe se ky lloj sporti po e begaton edhe më shumë sportin dhe kulturën e Komunës, natyrisht duke i uruar mirëseardhje bashkëatdhetarëve dhe gjithë atyre që ishin të pranishëm në këtë turnir.

Edhe pse është hera e dytë që mbahen turnire të ‘’Beach Volley’’, numri i të interesuarve për pjesmarrje ishte mjaftë i madhë duke përfshirë edhe pjesmarrës jashtë rrethinës së Suharekës si nga Skënderaj, Vushtrria e Gjilani.

Madje kishte pjesmarrës edhe nga Shqipëria, gjë që bënë të kuptohet se Komuna e Suharekës shquhet për aktivitete kulturore e sportive. Aktivitetet e ditëve të mërgatës do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme, ndërsa nesër në ora 10 në qendër të qytetit, do të zhvillohet turnir në ‘’Beach Volley’’ për femra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat