Grushti i kushton me shkarkim

Sporti

Grushti i kushton me shkarkim

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 11:54

Nuk i zgjati edhe shumë gëzimi përzgjedhësit të kombëtares së Meksikës, Miguel Herrera. Ai turpin që e bëri e pagoi me shkarkim nga posti. Federata e Futbollit të Meksikës u tregua shumë e rreptë dhe i tregoi derën Herraras, i cili ka grushtuar gazetarin Christian Martinoli, pas triumfit në Gold Cup.
“Pasi kam dëgjuar të gjitha komentet nga kolegët e mi që ishin pjesë e federatës në këtë garë dhe arsyet e këtij incidenti, kam marrë vendimin që trajneri, Miguel Herrera të shkarkohet nga posti”, ka thënë Decio de Maria, president i Federatës së Futbollit të Meksikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat