Prishtina në listën evropiane

Sporti

Prishtina në listën evropiane

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 11:24

Lajm i mirë për Sigal Prishtinën. Kampioni i Kosovës është futur në listën e 59 ekipeve pjesëmarrëse në garën e re që e organizon FIBA Evropa, Europe Cup.
Bardhekaltrit ishin pjesë e Ligës Ballkanike në dy sezonet e fundit dhe në atë të fundit u shpallën kampionë, ndërsa për edicionin e ardhshëm iu hapën dyert e pjesëmarrjes në një eveniment prestigjioz, si rezultat i pranimit të Kosovës në FIBA.
Prishtina ka afat të regjistrohet në këtë kompeticion deri nesër, derisa shorti për këto gara do të hidhet më 4 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat