Mourinho provokon gruan e trajnerit të Real Madridit

Sporti

Mourinho provokon gruan e trajnerit të Real Madridit

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 10:46

se Mourinho vazhdon të jetë një thumbues i madh me deklaratat e tij, sidomos kur dikush e "ngacmon" atë. Pak ditë pasi gruaja e Rafa Benitez tha se burri i saj ka punë që të rregulloi skuadrën e Realit pas kaosit që ka lënë atje Mourinho, trajneri portugez është përgjigjur menjëherë.

"Më vije të qesh. Burri i saj shkoi te Chelsea për të zëvendësuar Di Matteon, te Reali për të zëvendësuar Ancelottin dhe tek Inter për të më zëvendësuar mua. Ai për 6 muaj shkatërroi skuadrën më të mirë në Evropë atë kohë.

Kjo zonjë duhet të merret me ushqimin e Benitezit sepse shikojeni sa është trashur ai, dhe nëse do ta bënte këtë gjë ajo do të kishte pak kohë për tu marrë me mua", ka thënë Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat