Rama-Duka, plan për t’i ndaluar tifozët nga Kosova për ndeshjen Shqipëri–Serbi

Sporti

Rama-Duka, plan për t’i ndaluar tifozët nga Kosova për ndeshjen Shqipëri–Serbi

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 10:21

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dhe Qeverinë shqiptare kanë mbajtur një takim para ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Ndeshja e kthimit Shqipëri-Serbi, e cila do të zhvillohet më 8 tetor, ka shtyrë Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe Qeverinë shqiptare që të organizojnë një takim me dyer të mbyllura në Kryeministri për të diskutuar mbi masat e sigurisë që do të ndërmerren sa i përket mbarëvajtjes së sfidës.

Në takim mendohet sekanë qenë të pranishëm përveç presidentit Aramnd Duka dhe kryeministrit Edi Rama gjithashtu dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ajo e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe kreu i SHISH, Visho Ajazi, të cilët kanë diskutuar gjerësisht për masat që do të merren për sigurinë e kësaj sfidë.

Sipas burimeve të “Sport News”, në takim është hedhur ideja që personat që do të pajisen me biletë të paraqesin dhe kartën e tyre të identitetit, ndërsa dhe në stadium, tifozët të paraqesin jo vetëm biletat por dhe kartat e identitetit.

Kjo i bie që shqiptarët e Kosovës që njihen edhe si përkrahësit më të mëdhenj të kombëtares shqiptare, nuk do të kishin mundësi që të futeshin në stadium ose të blinin biletë.

Këto masa synohen të merren për të evituar hyrjen në impiant të individëve me rrezikshmëri të lartë dhe të atyre me precedentë penalë. Ndërkohë kryeministri serb Aleksandër Vucic, ka konfirmuar për “Sueddeutsche Zeitung” se do të vijë në Shqipëri për ndeshjen e kthimit të kualifikueseve të Euro 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat