Transferimi i Shaqirit, ja çfarë thotë drejtori i Dortmundit

Sporti

Transferimi i Shaqirit, ja çfarë thotë drejtori i Dortmundit

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 08:24

Hans-Joachim Watzke, drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmundit, ka folur rreth transferimit të mundshëm të Xherdan Shaqirit nga Interi.

E ardhmja e Xherdan Shaqirit vazhdon të mbetet e paqartë. Pas Schelkes, interesim për shërbimet e yllit kosovar ka shfaqur edhe Borusia Dortmund.

Drejtori ekzekutiv i kësaj të fundit, nuk e ka pohuar, por as nuk e ka mohuar transferimin e mundshëm të reprezentuesit zviceran nga Interi.

“Unë kam menduar se ai (Shaqiri) do të shkoj në Schalke. Unë besoj se ne kemi një skuadër me të cilën aktualisht ndjehemi shumë rehat", ka deklaruar Watzke, gjatë një konference për media, raporton Calciomercto.

Nga gjithë kjo paqartësi një gjë duke se është shumë e sigurt, ish anëtari i Bayern Munichut dhe Baselit do të largohet gjatë kësaj vere nga Interi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat