Ibra në Itali, por jo te Milani

Sporti

Ibra në Itali, por jo te Milani

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 22:34

Zlatan Ibrahimovic mund të përfundojë te një skuadër tjetër italiane.

Nuk është vetëm Milani skuadër e cila po interesohet për shërbimet e Zlatan Ibrahimovic.

Suedezin e natyralizuar po e kërkon edhe skuadra tjetër italiane, Roma, e cila ka gjasa të mira ta transferojë atë.

Kështu të paktën thotë analisti nga Italia, Franco Zavala, i cili flet për mikrofonin e Sportitalia.

“Ibrahimovic do të largohet nga PSG’ja. Raiola do ta bëj të pamundurën për ta mundësuar një gjë të tillë”, u shpreh Zavala.

“Mund ta dërgojë te Milani ose te Roma. Cila do që e merr, e ulë diferencën me Juventusin”, shtoi tutje Zavala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat