Vidal: Vendi i ri, ëndërr e re

Sporti

Vidal: Vendi i ri, ëndërr e re

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 20:16

Kiliani Arturo Vidal vlerëson se kalimi i tij në Bayern do t’ia mundësojë për ta fituar Ligën e Kampionëve .

Bavarezët e kanë blerë Vidalin nga Juventus Torino për 37 milionë i cili ka nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare .

“Vendi i ri, ëndërr e re . Ky është një hap përpara në karrierën tim, shpresoj qe do ta tregoj këtë. Ëndrra është bërë realitet. Dua të vazhdojë të rritem si lojtar, dhe të fitoj Ligën e Kampionëve , dhe kjo është një mundësi që më ofrohet në Bayern”, ka thënë Vidal .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat