Filozofia e Feronikelit - të janë sa më profesionistë!

Sporti

Filozofia e Feronikelit - të janë sa më profesionistë!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 korrik 2015 Në ora: 19:33

Drenasi pa dyshim se është qyteti që jeton dhe krenohet me futbollin. Feronikeli është kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës, skuadër që mahniti me lojëra të shkëlqyeshme në edicionin e kaluar dhe të gjitha ndeshjet i luajti si mysafir në mungesë të fushës së tyre, sepse nuk i plotësoi standardet e kërkuara nga FFK-ja. Ky klub në edicionin e ri pritet t’i zhvillojë të gjitha ndeshjet si vendase (para shikuesve të tyre të flaktë) dhe do të jetë edhe më ndryshe për ta.

Nën drejtimin e kryetrajnerit Gani Sejdiu po stërvitin me intensitet të shtuar te pishat e Sllatinës. Futbollistët i kanë përvjelë mëngët dhe të gjithë janë të vetëdijshëm se kurora e trefishtë kërkon edhe më shumë përgjegjësi e obligim për t’i mbrojtur ato. Kapiteni Lapidar Lladrovci thotë se kanë një bazë shumë stabile.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat