Hysaj i bashkohet Napolit!

Sporti

Hysaj i bashkohet Napolit!

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 19:10

Mediumet italiane raportojnë se mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, ka arritur marrëveshjen me skuadrën e mirënjohur italiane, Napoli. Hysaj ka qenë ndër mbrojtësit më të mirë në fanellën e Empolit, i cili edicionin e kaluar luajti rol të rëndësishëm në ekip. Mediet shkruajnë se Hysaj do t’i bashkohet Napolit. Mbrojtësi i kombëtares Shqiptare, do të ketë kontratë deri në vitin 2020 me Napolin, skuadër që pagoi plotë 5 milionë euro plus bonuset për shërbimet e tij, kështu raportojnë mediet në Itali. Napoli kërkon të jetë sa më i fortë për edicionin e ri në Serie A dhe të luftojë për kreun e renditjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat