Sejdiu: Ta ulim kokën e ta ndihmojmë ekipin!

Sporti

Sejdiu: Ta ulim kokën e ta ndihmojmë ekipin!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 korrik 2015 Në ora: 19:00

Elita e futbollit do ta ketë mungesën e madhe të dy ekipeve me renome, Trepça nga Mitrovica dhe Vëllaznimi nga Gjakova, të cilat skuadra do të garojnë në Ligën e Parë të Kosovës. Te skuadra e Trepçës shihet një mobilizim i madh të të gjithë që pas një viti ta rikthejnë ekipin në Raiffeisen Superligë. Trepça ka edhe stadiumin më të mirë në vend dhe me kapacitet më shumë se 18 mijë ulëse. Florent Sejdiu, pas një kohe iu është kthyer Trepçës dhe beson se me shokë shumë shpejt do ta rikthejnë ekipin në mesin e më të mirëve, aty ku e ka vendin.

“Synimet e këtij klubi më të madh në vend gjithsesi janë rikthimi sa më shpejt në Superligë. Siç shihet edhe drejtuesit e klubit janë shumë të interesuar që menjëherë mu ngjit aty ku e ka vendin kjo skuadër, duke afruar lojtarë shumë të mirë”, tha Sejdiu për gazetën kombëtare “Bota sot”.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat