Shaqiri ia prish planet Mancinit!

Sporti

Shaqiri ia prish planet Mancinit!

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 18:08

Mediat italiane shkruajnë se mesfushori nga Kosova e ka refuzuar Schalken 04, vetëm për të mbetur në klubin italian.

Interi dëshiron ta shesë sa më shpejt futbollistin zviceran, për të grumbulluar të holla për blerjen e futbollistëve tjerë, mbi të gjitha të Ivan Perishiç.

Transferimin e ka bllokuar pikërisht gjilanasi, për të cilin klubi gjerman ofron 14 milionë euro dhe të njëjtën rrogë për lojtarin si te zikaltrit.

Sipas 'sportmediaset.it', ish-futbollisti i Baselit dhe Bayern Munihut, ka bërë të ditur se dëshiron të qëndrojë në Milano dhe kërkon të shfrytëzojë hapësirat që do t’i jepen për të treguar vlerat e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat