Biletat e Shqipëri-Serbi, me masa ekstreme për tifozët

Sporti

Biletat e Shqipëri-Serbi, me masa ekstreme për tifozët

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 17:58

Është diskutuar gjerë e gjatë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, në një takim mes Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, një ndër temat kryesore ka qenë shitja e biletave, e cila do të bëhet nëpërmjet kartave të identitetit, në mënyrë që të ketë kontroll të plotë të zhvillimit të ndeshjes.

Personat me precedentë penalë nuk do lejohen të pajisen me bileta, si edhe disa nga organizatorët e tifo-grupeve të njohur për rrezikshmërinë e tyre.

FSHF kërkon mbështetjen e Qeverisë Shqiptare për të organizuar ndeshjen më të rrezikshme të historisë së futbollit tonë. Presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka, pati një takim në Kryeministrin, Edi Rama, si dhe një pjesë të kabinetit të tij,

Ministrin e Mbrojtjes dhe të Rendit, përkatësisht Mimi Kodhelin, Saimir Tahirin, si dhe Kryetarin e Shërbimit Informativ Kombëtar, Visho Ajazi.

Nga sot, nis organizimi për marrjen e masave, që do të jenë ekstreme dhe të pa provuara më parë në vendin tonë, në mënyrë që më 8 tetor, në ditën e ndeshjes Shqipëri-Serbi, gjithçka të jetë në standarde të larta evropiane dhe të mos biem pre e asnjë provokimi serb, që të mos përsëritet Beogradi i 14 tetorit të vitit të kaluar në ndeshjen e kthimit, në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat