Napoli nuk heq dorë nga Hysaj

Sporti

Napoli nuk heq dorë nga Hysaj

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 16:34

Napoli nuk heq dorë nga Elseid Hysaj pasi mbrojtësi shkodran mbetet një nga objektivat kryesorë të kësaj merkatoje. Këtë e konfirmon presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi në një intervistë dhënë për mediat italiane.

“Hysaj te Napoli? Di që ka një interesim nga ana e shoqërisë së kaltër por nuk mund të flas me detaje sepse nuk e di me saktësi çmimin e kartonit të lojtarit. Gjatë 15 ditëve të fundit trajneri na ka pyetur për të ardhmen e tij sepse e di shumë mirë vlerën e tij. Ai është blerja jonë më e mirë në Itali, një djalë me vlera dhe i nevojshëm për skuadrën. Ka shumë personalitet dhe për ta kuptuar këtë shikoni ndeshjet Portugali-Shqipëri dhe Shqipëri-Francë ku ishte lojtari më i mirë në fushën e lojës.

Për fat të keq, në Empoli lojtarët nuk e shikojnë përherë veten e tyre dhe unë mendoj se është e drejtë që të shkojnë në skuadra të tjera për të fituar eksperiencë. Te Napoli mund t’i marrin frytet e një lojtari si Hysaj për disa vjet rresht. Ai është rritur falë trajnerit Sarri por mendoj se rruga për të nuk ka përfunduar sepse procesi i rritjes do të vazhdojë. Në aspektin mbrojtës është i kompletuar, por duhet të përmirësohet në atë sulmues. Pas dy vitesh mendoj se do të shënojë 4 apo 5 gola në sezon”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat