Garë e fortë, dominuan Besa e ‘Termoban’

Sporti

Garë e fortë, dominuan Besa e ‘Termoban’

Nga: K.G. Më: 28 korrik 2015 Në ora: 16:30

Në pishinën e Banjës së Malishevës ka përfunduar gara përkujtimore ‘Esmir Shala” në not, e organizuar nga KN Besa e Banjës dhe Federata e Notit e Kosovës. “Në këtë garë morën pjesë rreth 60 notarë të rinj nga klubet e ndryshme të Kosovës. Garat u zhvilluan në 10 disiplina garuese: Krol 50 metra dhe 100 m., bretkosë 50 m. dhe 100 m., shpinë 50 m. dhe 100 m., Delfinë 50 m.,200 m. MIX dhe stafetat 4x50 m. Krol dhe 4x50 m. MIX. Në plasmanin e përgjithshëm te meshkujt, vendin e parë e zuri Besa me 294 pikë, pasojnë: ‘Termopan’ nga Prishtina me 159 pikë, Zenit nga Prishtina (36 pikë). Te femra, ‘Termopan’ doli i pari me 64 pikë, pastaj renditen: Besa (30) e Zenit (24). Në disiplina individuale u veçuan notaret Flaka Pruthi, Melisa Zhdrella; Laurit Muja, Meriton Veliju, Ardit Hysejni, Edison Krasniqi, Dren Ukimera etj. thuhet nga FNK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat