Kosova e fortë edhe në Pingpong

Sporti

Kosova e fortë edhe në Pingpong

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 16:23

Pjesëmarrës nga Kosova janë treguar triumfues edhe në garat e Pingpongut. Është pingpongistja e KPP Prishtina, Besire Domaniku e cila ka fituar vendin e parë në konkurrencën e veteranëve (mbi 30 vjet) në Turneun e 17 Ndërkombëtar të Pingpongut në Albena të Bullgarisë.

Në këtë garë morën pjesë gjithsej 239 pingpongist nga gjithsej 19 vende të botës.

Përfaqësuesja nga Kosova Domaniku la pas garueset nga Rusia, Turqia, Rumania, Bullgaria dhe Shqipëria.

Përpos Domanikut nga Kosova morën pjesë edhe dy garues të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat