Ibra shihte ëndrra me Ronaldon

Sporti

Ibra shihte ëndrra me Ronaldon

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 15:55

Ish-sulmuesi i Juventusit, Adrian Mutu, ka treguar se ish-sulmuesi tjetër i Bianconerëve, Zlatan Ibrahimovic, ishte zgjuar një herë në mes të natës pasi kishte parë një ëndërr të keqe për Ronaldon.
Futbollisti rumun ka luajtur krahas lojtarit aktualit të Paris Saint-Germainit gjatë viteve 2004-2006 në Torino dhe zakonisht kishin fjetur në të njëjtën dhomë në ndeshjet si mysafirë.

“Është vështirë të them se cili ka qenë lojtari më i talentuar me të cilin kam luajtur. Nëse me duhet ta përmend një, atëherë është Ibrahimovici”.

“Ai ishte shoku im i dhomës te Juventusi dhe një herë u zgjua në mes të natës. ‘Adi, zgjohu, pata një makth. Ëndërrova se Ronaldo ishte më i mirë se unë’”.

“I thashë të qetësohej dhe e sigurova se ai ishte më i miri”, ka treguar Mutu për Costin Desliu.

Rumuni nuk ka sqaruar nëse ishte fjala për fenomenin Ronaldo apo për superyllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo. Por duket se është fjala për të parin, meqenëse asokohe, braziliani ishte figurë kyçe te Real Madridi, ndërsa portugezi ishte ne fillet e karrierës së tij te Manchester Unitedi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat