Neymar: Nuk po përpiqem të bëhem më i mirë se Messi

Sporti

Neymar: Nuk po përpiqem të bëhem më i mirë se Messi

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 12:28

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, thotë se objektivi i tij jetësor nuk është që ta tejkalojë Lionel Messin në listën e futbollistëve më të mirë në botë.

Braziliani shpeshherë është përmendur si futbollisti që mund të arrijë nivelet e argjentinasit dhe madje ta kalojë atë.

Mirëpo, derisa Messi dhe Cristiano Ronaldo të luajnë futboll të nivelit të lartë, vështirë se dikush mund t’i arrijë.

“Nuk është objektivi im që ta kaloj Messin. Po përpiqem të ndjek rrugën time të karrierës”.

“Dua të vazhdoj t’i bëj gjërat që i kam bërë, të fitoj tituj dhe t’i arrij qëllimet e mia”, ka thënë 23-vjeçari për SporTV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat