Vjen dënimi i parë, Benitez "ndëshkon" Ronaldon

Sporti

Vjen dënimi i parë, Benitez "ndëshkon" Ronaldon

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 11:47

Cristiano Ronaldo mund të mos i ekzekutojë më goditjet e lira.

Kështu së paku ka paralajmëruar trajneri i Real Madridit, Rafael Benitez, i cili duket se nuk i beson më efikasitetit të sulmuesit portugez.

Shtoi faktin se James Rodriguez realizoi një gol të bukur nga goditja e lirë në fitoren e djeshme 3:0 ndaj Interit.

“Do ta shohim nëse Ronaldo do t’i ekzekutojë ende goditjet e lira në sezonin e ri. Në pjesën e dytë, James ishte futbollisti kryesor në fushë”, u shpreh Benitez.

Mbetet të shihet nëse trajneri spanjoll do t’ia merr këtë detyrë Ronaldos apo janë vetëm fjalë të momentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat