Skënderbeu sot në orën 19.00 do të zhvillojë ndeshjen e parë të rrethit të tretët ë Champions League, kundër Milsamit nga Moldavia. Milsami është në konak të vetin dhe një skuadër tejet e rrezikshme, por kampioni shqiptar pretendon rezultat pozitiv që në takimin e kthimit të ketë punën me të lehtë në Elbasan. Sipas medieve shqiptare, katër shqiptarë nga Kosova pritet të startojnë nga minuta e parë, si: Bajram Jashanica, Bernard Berisha, Leonit Abazi dhe Liridon Latifi.