Ejupi me ekipin e tij në fund shpëtuan nga humbja

Sporti

Ejupi me ekipin e tij në fund shpëtuan nga humbja

Nga: K.G. Më: 28 korrik 2015 Në ora: 11:25

Muzafer Ejupi, sulmuesi shqiptar me prejardhje nga Maqedonia, me ekipin Slaven Belupo, në çastet e fundit shpëtuan nga humbja. Slaven si vendas barazoi me rezultat 2:2 me Lokomotivën e Zagrebit, ndeshje e javës së tretë e kampionatit kroat. Te Lokomotiva është paraqitur edhe shqiptari Herdi Prenga, ku dha maksimumin me shokë. Ejupi që deri më tash ka realizuar tri gola, këtë herë nuk shënoi, por ndihmoi ekipin që të paktën ta ndalë një pikë në konak, kurse për Prengën e Lokomotivën është një pikë e madhe. Lokomotiva është në vend të katërt me katër pikë, tri më pak se kryesuesi Spliti dhe Slaven renditet i teti me 2 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat