Sa i ka rënë vlera Balotellit

Sporti

Sa i ka rënë vlera Balotellit

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 08:11

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, thotë se do ta priste krahëhapur Mario Balotellin në rast se Liverpooli e ulte akoma çmimin për të.

Blucerchiati janë lidhur me sulmuesin italian gjatë këtij afati kalimtar dhe kreu i klubit ka konfirmuar interesimin.

“Balotelli kushton 10 milionë euro, ndërsa me një ulje do ta prisnim krahëhapur”, ka thënë Ferrero.

Kjo deklaratë nënkupton se Redsat janë të gatshëm ta shesin SuperMarion me një çmim shumë më të ulët në raport me atë që e blenë nga Milani.

Liverpooli pagoi rreth 22 milionë euro në verën e kaluar për 24-vjeçarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat