Napoli rikthen vëmendjen kah Hysaj

Sporti

Napoli rikthen vëmendjen kah Hysaj

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 07:11

Napoli është rikthyer seriozisht garës për të siguruar shërbimet e Elseid Hysaj nga Empoli.

Sipas burimeve të 'TuttoMercatoWeb', këtë javë do të ketë një takim në mes të dy ekipeve, takim i cili pritet të jetë vendimtar për ardhmen e mbrojtësit të përfaqësueses së Shqipërisë.

Hysaj është kërkuar nga shumë ekipe evropiane, por ajo që ka ndaluar transferimin e tij deri me tani në një ekip më të madh, është çmimi i lart që Empoli ka vendosur për atë.

Gjithsesi, ky rikthim i Napolit le për të nënkuptuar se napolitanet tani e kanë seriozisht dhe janë të gatshëm të mbyllin këtë marrëveshje sa më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat