Zyrtare: Kosova ofertë për Adnan Januzajn (Video)

Sporti

Zyrtare: Kosova ofertë për Adnan Januzajn (Video)

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 23:53

Kosova do të fitojë Adnan Januzajn që t’i bashkohet vendit të tij, në kualifikimet për Kampionatin Botëror që do të mbahet në Rusi në vitin 2018.

Kështu ka thënë për emisionin “Arena” në televizionin “Tribuna Channel”, ndihmës trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti.

“Shpresojmë që do të futemi në njërin prej atyre grupeve që janë me 5 shtete. Në të gjitha takimet që kemi pasur, kanë thënë që marsi 2016 do të jetë pranimi i Kosovës në UEFA dhe në FIFA. Ne do ti bëjmë ofertë Adnan Januzajt dhe lojtarëve tjerë që të kthehen dhe të luajnë për Kosovën”, ka thënë Sahiti.
Ai ka preferuar që Kosova të jetë pjesë e grupit G kualifikues për Botërorin “Rusia 2018”.

Sahiti e ka konfirmuar se Kosova me 6 shtator do të luaj ndeshje miqësore me shtetin, Burgina Faso.
Ai e ka cilësuar si kundërshtarë të fortë. Burgina Faso renditet në vendin e 72-të në listën e FIFA-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat