Cikalleshi: Jemi gati për AZ Alkmarin

Sporti

Cikalleshi: Jemi gati për AZ Alkmarin

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 23:28

Sokol Cikalleshi ka fol par ndeshjes miqësore që do ta zhvilloj skuadra e tij Basaksehir me AZ Alkmarin.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi ka vlerësuar se AZ Alkmari është ekip i mirë, por se ata janë të gatshëm të përballen me ta të enjten, në kuadër të rrethit të tretë të Europa Leagues.

"Veçanërisht 2-3 javët e fundi jemi përgatitur shumë mirë për ndeshjen dhe jemi gati të përballemi me AZ Alkmaar".

“Do të mundohem të jap më të mirën nga vetja. Mendoj se do te kemi rezultate të mira si në kampionat ashtu edhe në garat ndërkombëtare" deklaroi Cikalleshi, i cili së fundi pati paraqitje shumë të mira me kombëtaren shqiptare.

Cikalleshi po ashtu ka thënë se është përshtatur shumë shpejt me klubin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat