Përcaktohet kalendari, Seria A nis me vrull (Foto)

Sporti

Përcaktohet kalendari, Seria A nis me vrull (Foto)

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 22:51

Kalendari i Serisë A 2015 - 2016 ka marrë formë pas shortit që u hodh të hënën mbrëma në Milano.

Duele të forta që në fillim: Fiorentina - Milan në javën e parë, Roma - Juventus në të dytën dhe derbi i Milanos menjëherë më pas. Inter - Juve do të luhet në javën e tetë, kurse në të 12-ën është radha e derbit të kryeqytetit.

Kampionati elitar i futbollit italian do të ngrejë siparin të shtunën e 22 gushtit, për t’u mbyllur më 15 maj 2016.

Seria A 2015 - 2016

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat