Cili është vendimi për Pejën?

Sporti

Cili është vendimi për Pejën?

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 19:48

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës në mbledhjen e vet ka trajtuar një sërë çështjesh aktuale dhe ka miratuar edhe disa vendime. Kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, e njoftoi Bordin me zhvillimet e reja në raportet ndërmjet KB Peja dhe FBK-së, bisedat dhe kontaktet që janë zhvilluar me këtë klub ditëve të fundit.

Bordi i FBK-së konstatoi që KB Peja nuk i ka përmbushur obligimet financiare ndaj FBK-së dhe ka vendosur që me t’u përmbushur këto obligime, KB Peja do të nominohet për pjesëmarrje në Ligën Ballkanike BIBL. Bordi diskutoi për përfaqësimin e Kosovës në kampionatet evropiane për kategori të reja. Bordi e cilësoi përfaqësimin në Kampionatin Evropian U16, Divizioni C dhe në Kampionatin Evropian U20, Divizioni B si dinjitoz dhe serioz duke pasur parasysh faktin se ky ka qenë përfaqësimi i parë në gara të këtilla.

Belegu e informoi Bordin e FBK-së për detajet e Memorandumit të Mirëkuptimit që FBK e ka nënshkruar me MKRS, dhe Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar me Komunën e Pejës, dokumente këto përmbajtja e së cilave u përshëndet nga Bordi. Bordi po ashtu u njoftua se FBK është kontaktuar nga liga rajonal e basketbollit të femrave WBFAL dhe mundësinë e nominimit të ekipeve nga Kosova për pjesëmarrje në këtë ligë. FBK do të njoftojë klube te femrave me kushtet e pjesëmarrjes në këtë ligë, të martën më 28 korrik dhe do të caktojë afat prej 72 orësh për shprehje të interesit për pjesëmarrje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat