Synimi kryesor, garat ndërkombëtare

Sporti

Synimi kryesor, garat ndërkombëtare

Nga: Kemajl Goca Më: 27 korrik 2015 Në ora: 18:51

Më shumë se një muaj kanë mbetur kur Besa Famiglia nga Peja do ta zhvillojë ndeshjen e parë evropiane (Kupa e EHF-it) në hendboll në konkurrencën e meshkujve. Pejanët në fillim të muajt gusht pritet t’i fillojnë përgatitjet me synim që të janë të gatshëm për sfidën e madhe ndaj skuadrës bullgare, Fregata-Burgas.

Sfida e parë do të luhet me 5/6 shtator në Burgas, kurse ajo e kthimit pas një jave në Pejë (12/13 shtator). Skuadra pejane vetëm ka filluar të mendoj se çfarë kualiteti mund të kanë ekipi nga Bullgaria dhe ku presin që të kalojnë në rrethine dytë. Hendbollisti më i mirë në vend, Kastriot Jupa, mendon se skuadra e tij, Besa Famiglia, ka forcë për të avancuar përpara duke e parë edhe potencialin dhe kualitetin që kanë në ekip.

Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës, deri më tash është përforcuar me Arbër Currin, portier me përvojë, ndërsa është larguar portieri maqedonas Daniel Dupjachanec. Prandaj, ruajtja e bërthamës së lojtarëve të edicionit të kaluar i bënë edhe më optimistë, sepse janë një ekip mirë e kompozuar.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat