Shala: Synoj ta sfidoj ndonjë titull të madh!

Sporti

Shala: Synoj ta sfidoj ndonjë titull të madh!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 korrik 2015 Në ora: 18:48

Një fitore tejet e rëndësishme për boksierin pejan, Shpëtim Shala, të cilit ia hap rrugën që të luftojë për ndonjë titull të madh. Shala ishte më i përqendruar, më i shkathët dhe e fitoi luftën pas dhjetë rundeve kundër boshnjakut, Enes Zeqireviçit, në meçin që u zhvillua në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë. Pejani është krenar për fitoren e madhe, e cila ishte e 20-ta në karrierën e tij (8 me nokaut), ka një barazim e një humbje, ndërsa kundërshtari i tij pas 14 fitoreve (10 me nokaut) pësoi humbjen e parë në karrierën e tij në boksin profesionist.

Shalës, kjo fitore e madhe i jep edhe më shumë zemër që të përgatitet për sfidat e ardhshme dhe të luftojë për ndonjë titull të madh me gjasë për titullin e kampionit në EBU-EE. Zeqireviç deri më tash ka qenë i pari në renditjen e përgjithshme në EBU-EE, kurse Shala i pesti, por tash pritet të ketë ndryshime. Shala ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot”, tregon për synimet e tija dhe për cilin titull mund të luftojë, sa ishte vështirë ta fiton ballafaqimin me boshnjakun, si dhe cila është porosia për tifozët shqiptar.

“Bota sot”: Sa ishte vështirë me boksierin boshnjak dhe a keni pritur një rezistencë të fortë të tij?
Shpëtim Shala:


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat