Robben është rikthyer

Sporti

Robben është rikthyer

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 17:54

Një nga futbollistët më të mirë dhe me një përvojë të madhe, holandezi, Arjen Robben, iu është rikthyer stërvitjeve me Bayernin e Munihut, kampion i ri gjerman. Futbollisti humbi fundin e kampionatit të sezonit të kaluar për shkak të problemeve muskulore. Rikthimi i tij në stërvitje është një lajm i mirë për Pep Guardiolën, pasi skuadra e tij do të luftojë në fundjavë për trofeun e Superkupës së Gjermanisë, kundër Wolfsburgut. “Unë kam qenë në gjendje të punoj mirë saktësisht siç e kam planifikuar. Ishte një stërvitje e mirë. Jam shumë i lumtur”, tha Robben për faqen zyrtare të skuadrës së Bayernit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat