Dy ndeshje larg historisë!

Sporti

Dy ndeshje larg historisë!

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 14:20

Kampioni shqiptar, Skënderbeu nga Korça, si asnjëherë më parë nuk është mobilizuar më shumë (nesër, në orën 19.00) kundër ekipit Milsami nga Moldavia, ndeshja e parë e rrethit të tretë të Champions League. Futbollistët e Skënderbeut premtojnë angazhim maksimal me një synim më se të qartë, për të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë ndaj Milsamit që do ti hapte rrugën kualifikimit të Skënderbeut në play-off-in e Champions League dhe që do t’i siguronte minimalisht grupet e Europa League skuadrës korçare. Një objektiv më se i prekshëm ky për Skënderbeun duke marrë parasysh faktin që kampionët e Moldavisë janë një skuadër në të njëjtin nivel me kampionët tanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat