Gashi përforcon Shqiponjën!

Sporti

Gashi përforcon Shqiponjën!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 korrik 2015 Në ora: 13:42

Skuadrat që do të garojnë në garat evropiane në hendboll, po hulumtojnë tregun dhe synojnë që të përforcohen. Shqiponja nga Gjakova merr pjesë në Challenge Cup dhe do të takohet me Pelisterin 2012 nga Manastiri, në kuadër të rrethit të tretë. Hendbollistja prizrenase, Dafina Gashi, e cila luajnë si majtake, përforcon radhët e skuadrës gjakovare. Ajo bën të ditur se ka të drejtë të luajë edhe për Shqiponjën në Superligë por edhe për Prizrenin në Ligën e Parë, pra është marrëveshje e dyfishtë. Skënder Alija, kryetar i KH Shqiponja e vlerëson këtë përforcim të ri dhe synon edhe përforcime tjera që të janë më të kompletuar dhe më të fortë për garat evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat