Argjentina, Messi planifikon të lërë Kombëtaren

Sporti

Argjentina, Messi planifikon të lërë Kombëtaren

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 08:15

Messi po mendon mundësinë që të lërë edhe pse përkohësisht Kombëtaren e Argjentinës. Lajm intrigues në lidhje me futbollistin më të mirë në botë që nuk po arrin të fitojë asgjë me kombëtaren e vendit të tij. Disfata me La Seleccion kur ishte vetëm një hap larg trofeut, dhimbja që vetë Messi shprehu nëpërmjet rrjeteve sociale, dhe tani hidhet në treg edhe mundësia për të lënë për një farë kohe Kombëtaren Argjentinas. Është kjo tabloja e momentit të vështirë që po kalon Lionel Messi pas disfatës në finalen e Kupës së Amerikës kundër Kilit. Një periudhë kaq e komplikuar , shkruan “Ole”, gazeta kryesore argjentinase për sportin, sa sulmuesi i Barcelonës po mendon të marrë një periudhë pushimi duke mos u impenjuar me përfaqësuesen. “Ndërsa pushon në Rosario, mendja e tij po vlerëson mundësinë për të marrë një pauzë të vogël nga La Seleccion”, – lexohet në radhët e të përditshmes amerikano-jugore.

Por cfarë do të thotë kjo? Që Messi të mos marrë pjesë në miqësoret e programuara në Shtator por të rinisë impenjimin e tij nga ndeshjet kualifikuese të Botërorit në Tetor. Një vendim të tillë për të lënë përkohësisht Argjentinën, Messi e kishte marrë edhe verën e kaluar pas disfatës në Marakana kundër Gjermanisë, edhe pse më pas mungoi në vetëm një ndeshje. Këtë herë për ta shoqëruar në këtë periudhë distancimi bashkë me të do të jetë edhe Mascherano, pasi edhe mbrojtësi po merr seriozisht në konsideratë mundësinë për të lënë për një farë kohe kombëtaren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat