Troisi: Kualifikim me fitore në Bjellorusi

Sporti

Troisi: Kualifikim me fitore në Bjellorusi

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 08:14

Kukësi la Tiranën pasditen e kësaj të marteje për misioin Europa League, ku e pret sfida e kthimit e turit të parë eliminator me Torpedo Zhodinon në Bjellorusi. Nënkampionët e vendit në orën 19:00 u nisën nga sheshi “Nënë Tereza” në drejtim të Rinasit, ndërsa në orën 21:00 fluturuan drejt Stambollit, e më pas drejt Bjellorusisë. Trajneri brazilian Marcelo Troisi u shpreh plot besim për kalimin në raundin tjetër, madje me një fitore të dytë në transfertën bjelloruse

“Në po nisemi drejt Bjellorusisë për të marrë fitoren. E dimë që na pret një ndeshje e vështirë, por unë jam i bindur se jemi përgatitur shumë mirë. Kemi edhe 90 minuta impenjim maksimal, për të siguruar kualifikimin. Skuadra është në formë të shkëlqyer, vetëm Hysa ka një problem me gishtin e vogël të këmbës”.

Avantazhi 2-0 i sfidës së parë, i jep mundësi trajnerit brazilian të bëjë disa ndryshime në formacion për ta bllokuar kundërshtarin që në mesin e fushës.

“Besoj se do të përshtatemi shumë shpejt me klimën sepse ne kemi qëndruar për fazën përgatitore në Austri në një klimë të përafërt nga ajo që na pret në Bjellorusi. Do të ndryshoj dy tre lojtarë të formacionit në repartin e mesfushës, që të jemi më të kujdesshëm në markim, por jam i bindur se do të jemi të fortë. Ne nuk do të shkojmë për të luajtur në mbrojtje, por sigurisht do të jeni shumë të kujdesshëm që të mos pësojmë gol”.

Dy sezone më parë Kukësi arriti të kalonte tre raunde në Europa League, por Troisi nuk dëshiron të jetojë me presionin e të shkuarës.

“Nuk mund të premtoj se do të përsëritim suksesim që kjo skuadër ka arritur para dy sezonesh duke kaluar tre raunde. Sigurisht që futbollistët kanë shumë dëshirë për të shkuar sa më larg dhe do të luftojnë shumë për këtë qëllim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat