Napoli e do Hysajn, por atë e kërkojnë shumë klube

Sporti

Napoli e do Hysajn, por atë e kërkojnë shumë klube

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 22:23

Përfaqësues të Empolit kanë konfirmuar se Napoli ka marr informacion për Elseid Hysajn dhe Riccardo Saponaran.

Dy futbollistët janë ftuar që të ndjekin trajnerin Maurizio Sarri në Stadio San Paolo.

“Hysaj ka joshur interesimin e Napolit qe një kohë, mirëpo ai është lojtar i ri, i cili ka kaluar nëpër Akademinë e të rinjve në Itali, prandaj mendoj se shumë skuadra duhet t’i kenë ‘tetë shifra’ për të plotësuar rregullat”.

“Ai nuk pëlqehet vetëm në Itali, por ndiqet shumë edhe nga jashtë dhe nëse duam, ne mund ta shesim shumë lehtë”.

“Sa i përket Saponaras, Napoli ka pyetur për të, por ne nuk e kemi në plan ta shesim dhe pas telefonatave ndërmjet dy presidentëve, nuk ka pasur kontakte tjera”, ka thënë drejtori sportiv i Empolit, Marcello Carli, për Radio Kiss Kiss.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat