Jovetic afër Interit

Sporti

Jovetic afër Interit

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 20:41

Interi se ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e Stevan Joveticit, bëjnë të ditur mediat italiane.

25-vjeçari nuk ka arritur të tregojë veten te klubi anglez në dy sezonet e kaluara, pas transferimit nga Fiorentina.

Ai ka pësuar edhe disa lëndime dhe në sezonin e fundit pati vetëm nëntë ndeshje si startues.

Sipas Tuttomercatoweb, Interi ka siguruar shërbimet e lojtarit në formë huazimi për një vit, transmeton koha.net, ndërsa do të paguajë 15 milionë euro verën e ardhshme për të siguruar një transferim të përhershëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat